Lajme

Greqia shtrëngon masat. Pas Kakavijës, nga nesër mbyll edhe Kapshticën

Greqia ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes së kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit me të gjitha doganat tokësore të vendit.

Pra, nga nesër në mbrëmje në orën 23:00, do të mbyllet edhe Kapshtica, dhe pikat e tjera që lidhin dy vendet, si dhe doganat me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është njëkohësisht edhe e vetmi pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre ballkanike në Greqi.

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, autoritetet janë të shqetësuara për fluksin e lartë të lëvizjeve nga dhe drejt vendeve të Ballkanit, për shtetasit që bëjnë pjesë në kategoritë që lejohet të lëvizin, pasi sipas zotit Petsas, situata në vendet e rajonit është alarmante.

Gjatë ditëve të fundit në doganën e Kakavijës janë instaluar ekipe të qendrës epidemiologjike të spitalit të Janinës, si dhe mjekë ushtarakë në Kakavijë, të cilët marrin tamponë nga pothuaj çdo udhëtar në këtë doganë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë