Analize

Greqia e alarmuar për rritjen e të infektuarve, por ka më pak raste se Shqipëria

Greqia ka shënuar sot një rekord prej 121 rastesh të reja, duke alarmuar autoritetet në Athinë, të cilat kishin arritur ta mbanin deri më tani virusin nën kontroll. Por edhe pse ngritja e rasteve ditore është duke vënë në lëvizje autoritetet greke, duke iu frikësuar një valë të dytë, vendi fqinj ka deri më tani më pak raste ditore se Shqipëria.

Në 24 orët e fundit Shqipëria arriti një rekord prej gati 139 rastesh të reja, ndërsa Greqia 121.  Të martën vendi fqinj kishte 118 raste, të hënën 110 dhe të dielën 75. Kjo javë ka sjellë në fakt numrin më të lart të të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë në Greqi, një pjesë e të cilëve vijnë në fakt nga turistët.  Ndërkohë që Shqipëria duket se nisi të thyente rekordet me numrin e rasteve ditore në korrik, përgjatë gjithë muajit që lamë pas, Greqia ka pasur një mestare prej vetëm 20 rastesh të reja në ditë. Shqipëria ka pasur ndërkohë një mesatare prej 70 rastesh ditore në korrik, bilanc që duket se ka ardhur duke u rritur në ditët e para të gushtit.

Grua duke ecur në sheshin e "Skënderbeut" e veshur me maskë për t'u mbrojtur nga infektimi i mundshëm i koroanvirusit. Gazeta "Si".

Situata bëhet edhe më alarmante, nëse marrim parasysh faktin se Greqia ka 10 milionë banorë, ndërsa Shqipëria rreth 2 milionë, nëse llogaritim numrin e emigrantëve. Pra kjo do të thotë se për 100 mijë banorë, nurmi i të infektuarve në Shqipëri është shumë më i lartë se në Greqi. Këtë e tregon edhe numri total i të prekurve, pasi Shqipëria ka një numër prej rreth 5890 të infektuarish që nga fillimi i pandemisë, ndërsa Greqia 4900 të prekur.

Që kur turistët filluan të hyjnë në Greqi në korrik, rastet e reja u rritën përsëri, por bilanci i ditëve të fundit ka ngritur një alarmin mes ekspërteve se vendi fqinj mund të hyjë në një valë të dytë brenda dy javësh.

Deri më tani Greqia kishte pretenduar se rritja e rasteve të reja kishte ardhur vetëm për shkak të hyrjes së turistëve dhe udhëtarëve, duke vendosur madje një karantinë 7-ditore për qytetarët nga Shqipëria. Megjithatë, kryeministri Qiriako Mitsotaqis bëri një tërheqje të madhe të mërkurën, duke deklaruar se Greqia po përballet me shpërthim të rasteve të reja, pasi qytetarët nuk po binden ndaj masave shëndetësore për parandalimin e përhapjes së re të Covid-19.

Mitsotakis paralajmëroi se vetëkënaqësia mund të zhbëjë gjithë punën e vendit fqinj për mbajtën nën kontroll për trajtimin e pandemisë. Megjithatë, udhëheqësi i Demokracisë së Re nuk përmendi perspektivën e një bllokimi të dytë, duke premtuar vetëm shtimin e masave parandaluese.

“Shumë grekë kanë refuzuar të venë maska, madje edhe në vende të mbyllura, si supermarkete, duke mos mbajtur distanca të sigurta shoqërore prej së paku 1.5 metrash”, deklaroi kryeministri grek. "Rritja e rasteve të reja ka ardhur kryesisht për shkak të relaksimit të masave të brenda vendit tonë në korrik. Dhe në këtë besoj se ne të gjithë kemi një përgjegjësi për këtë. Vetëm 10 për qind e rasteve importohen; shumica e rasteve për momentin janë të brendshme" u tha ai gazetarëve në konferencë, duke ndryshuar retorikën e deritanishme të qeverisë së tij.

Mitsotakis vuri në dukje se "ngritja e rëndësishme" e rasteve të reja është e ndryshme nga ajo e vërejtur në fillim të pandemisë, me epidemiologun Dr. Sotiris Tsiodras, i cili po këshillon qeverinë, se Greqia mund të përballet me një valë të dytë.

Profesori i sëmundjeve infektive tha se kërcimi vjen është kryesisht për shkak të përhapjeve komunitare dhe shumë më pak të turizmit.

"Ne kishim deklaruar shumë qartë në njoftimet e bëra në fund të prillit nga unë dhe anëtarët e qeverisë dhe nga të gjithë ata që ishin përgjegjës ... se plani për ditën pas bllokimit ishte për t'u rikthyer në ndonjë normalitet" vazhdoi Mitsotakis.

"Normaliteti nuk do të rikthehet derisa bashkësia shkencore të zbulojë vaksinën. Kjo është arsyeja pse vetëkënaqësia nuk mund të justifikohet" shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë