Vende dhe Udhetime

Greqia ndalon turistët mbipeshë të hipin mbi gomerë

Gomerët transportojnë turistët nëpër terrenin e rrëpirët të Santorinit

Rob Picheta, CNN - Një barrë është hequr nga shpina e popullsisë punëtorë të gomerëve në Greqi. Vendi i ka ndaluar turistët mbipeshë të hipin mbi gomerë, në ishullin e Santorinit, pasi aktivistët janë ankuar se kafshët vuanin dëmtime të shtyllës kurrizore. Vizitorët shpesh paguajnë gomerë për t’u ngjitur nga bregu drejt qendrës së qytezës, por transporti i udhëtarëve të rëndë në peshë e ka taksën mbi krijesat dhe kjo  ka shkaktuar zemëratë te aktivistët. Njerëzit që duan të hipin mbi gomerë tani duhet të peshojnë më pak se 100 kilogramë – një të pestën e peshës trupore të gomarit.

Kafshët “nuk duhet të ngarkohen me peshë të tepërt mbi peshën e tyre, moshën apo kushtet fizike”, ka udhëzuar Ministri grek i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit. Broshurat me udhëzime kanë qarkulluar në rajonet e ishullit pasi departamenti mori “shumë ankesa dhe publikime mbi kushtet e jetesës dhe mirëqenies së kafshëve shtëpiake”, gjatë verës së ngarkuar.

Santorini ka terren të rrëpirët dhe gomerët përdoren si mjet  për të udhëtuar mes rrugicave të ngushta për makinat. Aktivistët janë ankuar gjithashtu rreth trajtimit që  pronarët u bëjnë këtyre kafshëve. Gjatë  muajit korrik,  filmimet me  turistë mbi peshë që hipin mbi kafshët nxitën  fushatën fshikulluese  të medieve  sociale  dhe peticioni që kërkonte t’i jepej fund përdorimit të tyre për transport mblodhi më shumë se 100 mijë firma.Para  se të takoheshin me përfaqësuesit e ishullit në muajin gusht, grupi i aktivistëve “Shenjtërorja e Gomerëve” shkruante  në uebsajtin e tij  se ishin të tmerruar nga kushtet në të cilat mbaheshin gomerët. Përveç kufizimeve të peshës, udhëzimet ngulmojnë që kafshët të ushtrohen një herë në ditë për të  paktën gjysmë ore dhe të kenë furnizim të vazhdueshëm me ujë të pijshëm.

Por grupi i të drejtave të kafshëve PETA, ka thënë për CNN-in se kjo lëvizje është një gjest “broshurash” , i cili nuk do e parandalojë vuajtjen e përditshme që kalojnë gomerët. “Gomerët sërish mund të detyrohen të mbajnë një njeri që peshon 100 kilogramë, për më shumë se 500 hapa në të tatëpjetë katër apo pesë herë në ditë”, ka thënë Mimi Bekhechi, drejtore e programeve ndërkombëtare të PETA-s në Britani.Santorini, i cili qëndron në majë të një vullkani të fjetur dhe është i famshëm për perëndimet madhështore, ka parë rritje dramatike të turizmit gjatë viteve të fundit, falë popullaritetit me turistët e anijeve turistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë