Lajme

Greqi, shqiptari i jep fund jetës në burg

Një shtetas shqiptar është gjetur sot i vetëvarur në paraburgimin e Agiou Nikolaou në Kretë të Greqisë.
Sipas policisë, viktima ka vendosur t’i japë fund jetës, duke lidhur rreth qafës një çarçaf. Ka qenë roja i rajonit që e ka gjetur të pajetë shqiptarin, mëngjesin e kësaj të marte.
Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila ka mbërritur për dhënien e ndihmës së shpejtë, por ndërhyrja ka qenë tepër vonë e për pasojë ndërroi jetë.
Emri i viktimës dhe arsyeja e ndalimit të tij në polici nuk bëhen publike.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë