Rend dhe Ligj

Greqi, rusët vrasin me thikë shqiptarin në burgun e Trikalas

Një i ri shqiptar ka humbur jetën sot në burgun grek të Trikalas, teksa është masakruar deri në vdekje nga dy shtetas rusë, të cilët ishin gjithashtu të izoluar në qeli.

Viktima, 29 vjeç, emigrant nga Shqipëria, u qëllua në kraharor dhe në këmbë, nga dy rusët që e sulmuan me thikë. Gardianët e dërguan të plagosurin në spitalin e burgut, por më pas ai ndërroi jetë nga plagët e rënda.

Drejtori i spitalit, Dhimitri Partheni, tha se viktima kishte marrë plagë që i kishin prekur organet jetësore me pasojë vdekjen. Autoritetet e burgjeve thanë se janë të shqetësuar për krimin e përsëritur që ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Trikala të Greqisë.

Ata shtuan se deri tani janë të paqartë për motivet e këtij krimi që ndodhi në orët e para të 1 majit. Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për vrasjen në burgun e Trikalas.

Vrasja e sotme e 29 vjeçarit, vjen pak ditë pasi në të njëjtin burg, një shqiptar  vjeçar u akuzua se vrau një grek.

Më 12 prill 2019, një shqiptar 55 vjeç, sipas policisë greke, qëlloi për vdekje, duke i marrë jetën një të dënuri grek, 60-vjeçar.

Historia ishte edhe më tragjike, për faktin se shqiptari ishte dënuar me 8 muaj heqje lirie për kalim të paligjshëm të kufirit grek dhe për pak ditë lirohej. Kurse viktima ishte dënuar me një vit burg për trafik droge dhe do të lirohej edhe shumë shpejt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë