Lajme

Greqi, kapen me 21 kg heroinë 4 shqiptarë dhe 1 greke

Katër shqiptarë dhe një greke janë arrestuar gjatë një operacioni të policisë greke, pasi u kapën me 21 kg heroinë. Operacioni policor u zhvillua në Kakavijë, Egaleo, Haidari dhe Melisia.
Mësohet se fillimisht në Athinë janë kapur gjatë kontrolleve në banesa e makina, 21 kg 399 gram heroinë. Për këtë janë arrestuar 3 shqiptarë të moshave 40, 42 dhe 48 vjeç si dhe një shtetase greke, 43 vjeç.
Operacioni ka vijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku është kapur në tentativë për t’u larguar drejt Shqipërisë personi që konsiderohej kreu i grupit kriminal, një 32-vjeçar shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë