Mjedis

Grenlanda goditet nga shkrirja ‘jashtëzakonisht e madhe’ e shtresës së akullit duke rritur nivelin e detit

Po bëhet gjithnjë e më nxehtë në Grenlandë dhe temperaturat e fundjavës së kaluar u rritën mjaftueshëm për të shkaktuar shkrirjen e 18 miliardë tonëve të shtresës së akullit të vendit për tre ditë.

Shkencëtarët thonë se ajo që ndodhi midis 15 dhe 17 korrikut është ngjarja më e fundit masive e shkrirjes që kontribuon në një rritje të nivelit global të detit.

Sasia e ujit nga shkrirja, rreth 6 miliardë tonë në ditë është e mjaftueshme për të "mbuluar një qytet me 10 cm ujë në ditë”, thotë Ted Scambos, shkencëtar.

Temperaturat ndryshojnë në Grenlandë, por temperaturat më të ftohta janë në zonat me lartësi të madhe, drejt qendrës së shtresës së akullit, tha William Lipscomb, shkencëtar.

Pasi temperaturat janë mbi zero ose dhe 0 gradë, fillon shkrirja. Temperaturat fundjavën e kaluar ishin rreth 15 gradë, ose 10 gradë më të ngrohta se normalja për këtë periudhë të vitit.

"Në vitet e fundit, ne kemi parë shumë valë të nxehtit në Grenlandë, kjo ngrohje e fundit është një shembull", tha Lipscomb.

"Çdo temperaturë mbi 0 mund të shkaktojë një shkrirje të sipërfaqes".

Në vitet 1980 dhe 1990 në Grenlandë, një ngjarje e këtij lloji nuk ka ndodhur kurrë, por duke filluar nga vitet 2000, veçanërisht që nga viti 2010, shkrirja ka qenë më e gjerë.

"Kjo humbje e akullit kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e nivelit global të detit, i cili ka ndikime të rëndësishme shoqërore", tha Lipscomb.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë