Futboll

Granit Xhaka zgjidhet për herë të tretë lojtari më i mirë i vitit te Zvicra

Gazeta Si – Granit Xhaka shpallet për herë të tretë lojtari më i mirë i Kombëtares së Zvicrës. Gjatë një ceremonie të organizuar mbrëmjes e së hënës ai mori çmimin individual, që lidhet me performancën shumë të mirë të mesfushorit për vitin 2023.

Lojtari që mban shiritin e kapitenit te Zvicra e ka fituar këtë çmim edhe në vitet 2017 dhe 2022. Kandidarët e tjerë për ‘Lojtarin e vitit’ ishin mbrojtësi Manuel Akanji që luan për Mançester Sitin dhe Zeki Amdouni.

Xhaka aktualisht luan për Bajer Leverkusen në Gjermani, ku ka shfaqur një formë shumë të mirë sportive, pas largimit nga Arsenali. Ai është një nga titullarët kyç në formacionin e trajnerit Ksabi Alonso.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë