599 deputetë nga 709 që ka në total Parlamenti gjerman morën pjesë në votimin e fshehtë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Nga këta, vendit tonë i dhanë “Po” në praim 395 prej tyre, 188 votuan kundër dhe 16 të tjerë abstenuan.
Por si u ndanë grupet parlamentare të Bundestagut në këtë vendimmarrje? Grupit të CDU/CSU-së i rrodhën 6 deputetë nga qëndrimi zyrtar i hapjes së negociatave me 9 kushte, ndërsa nga socialdemokratët nuk pati asnjë votë kundër, por 127 pro dhe 25 abstenime.

Ekstremistët e AfD-së, përveç një abstenimi dhe 14 mungesave në sallë, u radhitën që të gjithë kundër. Nga liberalët vetëm një votë u dha pro për Shqipërinë, ndërkohë që i njëjti grup u rreshtua në shumicë pro Maqedonisë.
Asnjë votë pro nuk u dha as nga grupi Die Linke (E Majta), ndërsa Të Gjelbërit e mbështetën rezolutën e CDU/CSU-së, pavarësisht se amendamenti i tyre që 9 kushteve u mbivendoste tre kushtë të tjera u refuzua. Katër deputetët e pavarur në Bundestag nuk dhanë asnjë votë pro dhe as kundër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.