Treg

Grafiku i ditës, tregtia e verës në BE

Këtë javë, dashuronjësit e verës festuan “Beaujolais Nouveau Day” (21 Nëntor) – kështu që le ti hedhim një sy të dhënave më të fundit për eksportuesit dhe importuesit më të mëdhenj në Bashkimin Europian.

Në 2018-ën, prodhimi i shitur i verës në BE ishte rreth 15 miliardë litra. Prodhuesit më të mëdhenj të verës ishin Italia, Spanja dhe Franca, të ndjekur nga Portugalia, Gjermania dhe Hungaria.

Eksportuesi më i madh: Franca

Në 2018, vendet e BE-së eksportuan 22.7 mld euro verë. Mbi gjysma e verës u eksportua në vendet jashtë BE-së (11.6 mld euro, ose 51% e totalit të verës së eksportuar), kryesisht në SHBA të ndjekur nga Zvicra, Kina, Kanadaja, Japonia dhe Hong Kongu.

Franca rezultoi eksportuesja më e madhe.

Importuesi më i madh: Mbretëria e Bashkuar

Vendet e BE-së importuan një total prej 13.4 mld euro verë në 2018-ën. Vetëm 20% e saj erdhi nga jo vendet e BE-së, kryesisht nga Kili, Australia , SHBA-të, Afrika e Jugut dhe Zelanda e Re.

Mes vendeve anëtare të BE-së, importuesi më i madh i verës ishte Mbretëria e Bashkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë