Para

Grafiku i Ditës/ Transporti rrit inflacionin

INSTAT ka raportuar se inflacioni vjetor i janarit është 1,6 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,3 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Argëtim dhe kulturë” etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,4 % dhe çmimet e grupit “Komunikimi” u ulën 0,3 %.

Në muajin janar 2020, inflacioni mujor është shënuar 2,5 % i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike”.

Megjithatë inflacioni mbetet larg objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë