Treg

Grafiku i ditës, shiu rriti eksportet e janarit

Muaji janar ka shënuar një rritje të eksporteve duke kthyer kurbën pesimiste të tregtisë me jashtë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në Janar 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë ose 5,2 % më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4,9 %, në krahasim me Dhjetor 2019.

Një sjellje e kundërt ka ndodhur me importet, të cilat kanë arritur 42 mld lekë ose 0,7 % më pak, në krahasim me një vit më parë dhe me 24,8 %, në krahasim me Dhjetor 2019.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 19 mld lekë duke u ulur me 7,1 %, krahasuar me Janar 2019 dhe me 44,1 %, në krahasim me Dhjetor 2019.

Rritja vjetore e eksporteve prej 5,2 % këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale”dhe “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi”. Tekstilet dhe lëkurët kanë vijuar rënien.


Në rënien vjetore të importeve kanë ndikuar “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Produkte kimike dhe plastike”, “Tekstile dhekëpucë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë