Lajme

Grafiku i ditës: Kush i përdor më shumë telefonat e televizorët sipas moshës

Prindërit dhe gjyshërit përgjithësisht mërziten shumë me rininë e sotme, e cila është e fiksuar pas telefonave dhe televizorit, por në të vërtetë studiuesit kanë zbuluar se të moshuarit amerikanë, kalojnë më shumë kohë se të rinjtë duke parë televizor dhe duke frekuentuar rrjetet sociale. Sipas një studimi të fundit, disa prej tyre i shikojnë telefonat e tyre rreth 150 herë në ditë, gjysma e tyre kontrollojnë telefonat dhe kompjuterët në mes të natës dhe menjëherë sa zgjohen nga gjumi në mëngjes. Këto përllogaritje tregojnë se në të vërtetë të moshuarit janë më të varur nga telefonat. Sipas Nielsen, një firmë për hulumtimin e tregut, amerikanët në moshën 65 vjeç e sipër kalojnë gati dhjetë orë në ditë duke parë telefonat, kompjuterët dhe televizorët.

Grafiku nga The Economist

Të dhënat që përkonin në një interval kohor katër vjeçar (2015-2019) treguan se të moshuarit amerikanë, tre të katërtat e të cilëve janë në pension kalojnë mesatarisht shtatë orë e 30 minuta para telefonave. Në një përllogaritje të kompanisë, vërehet një rritje e orëve që të moshuarit amerikanë kalojnë nëpër telefona.
Ndërsa për adoleshentët, të dhënat e fundit janë të pakta. Gjithsesi, një raport i botuar në vitin 2015 nga Common Sense Media, një organizatë jofitimprurëse, zbuloi se adoleshentët amerikanë të moshë 13-18 vjeç kalojnë rreth gjashtë orë në ditë në telefon. Sipas studimit sot të rinjtë mund të humbin orë të tëra duke lundruar nëpër Instagram dhe Snapchat, por me siguri nuk kalojnë më shumë kohë se të moshuarit që janë gjatë gjithë duke folur në rrjete sociale. /The Economist/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë