Treg

Grafiku i ditës, ekonomitë më inovative për 2020

Hulumtimi mbi kancerin, alternativat zëvendësuese të mishit dhe teknologjitë shtëpiake të zgjuara, janë ndër zhvillimet kryesore të kohës sonë.

Por, cilat shtete janë liderët botërorë në kërkime dhe zhvillim, aktivitetin e patentave, densitetin e teknologjisë së lartë dhe gjithçka që vjen me nxitjen e inovacionit?

Një renditje e fundit e Bloomberg tregon se në vendet më inovative sipas vlerës së indeksit të inovacionit kryesojnë Gjermania dhe Korea e Jugut.

Gjermania u rendit në vendin më të lartë në vitin 2020, duke thyer trendin e gjashtë viteve të Koresë së Jugut. ShBA renditet në vendin e nëntë, duke humbur një pozicion në krahasim me vitin 2019.

Renditja përfshin faktorë të tillë si shpenzimet e hulumtimit dhe të zhvillimit, numrin e aplikimeve për patenta shtëpiake dhe numrin e ndërmarrjeve vendore të teknologjisë së lartë. Gjermania ka marrë 88.21 nga 100 pikët e mundshme, siç tregon grafiku. Singapori dhe Danimarka ishin vendet më të përmirësuara në mesin e 10 kryesuesve për inovacion botëror, duke u ngjitur me tre radhë secila./#ForumiEkonomikBotëror/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë