Treg

Grafiku i ditës, bien eksportet

INSTAT raporton se në dhjetëmujorin e vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 252 mld lekë, duke u ulur me 3,6 %, krahasuar me një vit më parë. Importet e mallrave arritën vlerën 540 mld lekë, duke u rritur me 2,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 288 mld lekë, duke u rritur me 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Tekstile dhe këpucë”. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”,“Ushqim, pije, duhan”, “Produkte kimike dhe plastike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë