Lajme

Grabitja në Rinas, ministrja nxjerr urdhrin për raportimin e ngjarjeve


Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur brenda aeroportit të Rinasit ku u grabitën një sasi e konsiderueshme të parash, ministria Infrastrukturës dhe e Energjetikës ka miratuar një rregullore “Për raportimin dhe ndjekjen e ngjarjeve në Aviacionin civil në Republikën e Shqipërisë”.
Urdhri i nxjerrë nga ministrja Belinda Balluku ngarkon Autoritetin e Aviacionit Civil dhe Organin Kombëtar të Investigimit të Incidenteve / Aksidenteve Ajrore për ndjekjen për zbatimin e tij.
Në urdhrin e nxjerrë saktëson se shfuqizohet edhe vendimi i marrë tetë vite më parë në kohën kur ministër i Transportit ishte i ndjeri Sokol Olldashi.
Kjo rregullore përcakton rregullat për: a) raportimin e ngjarjeve të cilat rrezikojnë, ose në rast se nuk adresohen apo korrigjohen do të rrezikojnë një avion, pasagjerët e tij, ose çdo person tjetër, pajisjet ose instalimet, të cilat ndikojnë në operimet e avionit; dhe raportimin e informacioneve të tjera te lidhura me sigurinë në operim. Gjithashtu synon të realizojë analizat dhe veprimet në vijim në lidhje me ngjarjet e raportuara dhe informacionet e tjera, të lidhura me sigurinë; mbrojtjen e profesionistëve të aviacionit; përdorimin e duhur të informacionit të mbledhur; integrimin e informacionit në programin EÇAIRS; shpërndarjen e informacionit anonim, palëve të interesuara, me qëllim sigurimin e këtyre palëve, të informacionit që u nevojitet, për përmirësimin e sigurisë ajrore.
Dokumenti i firmosur nga Balluku aplikohet edhe për ngjarjet dhe informacione të tjera lidhur me sigurinë në operim, që përfshijnë avionët civilë, me përjashtim të avionëve të përmendur në aneksin II të udhëzimit të ministrit nr. 3, datë 7.2.2011 “Për rregullat e përbashkëta në fushën e aviacionit civil”.
Të gjithë personat punonjës që konstatojnë ndonjë problem duhet të raportojnë dhe kjo është e detyrshme. Këtu përfshihen ngjarjet të cilat përfaqësojnë një rrezik domethënës për sigurinë në operim dhe të cilat bien në kategoritë e mëposhtme duhet të raportohen nga personat e listuar në pikën 4 përmes sistemit të raportimit të detyrueshëm si: ngjarje të lidhura me operimin e avionit, të tilla si: ngjarje të lidhura me përplasjet; ngjarje të lidhura me ulje-ngritjet; ngjarje të lidhura me karburantin; ngjarje gjatë fluturimit; ngjarje të lidhura me komunikimin; ngjarje të lidhura me dëmtime, emergjenca dhe situata të tjera kritike; ngjarje të lidhura me paaftësinë e ekuipazhit dhe të tjera të lidhura me ekuipazhin; ngjarje të lidhura me kushtet meteorologjike dhe sigurinë; b) ngjarje të lidhura me kushtet teknike.
Kështu i është lënë detyrë Autoriteti i Aviacionit Civil që ta përdorë informacionin e siguruar nga analizimi i ngjarjeve të raportuara për të identifikuar masat korrigjuesë që duhet të ndërmerren, nëse ka, në kuadër të Programit Shtetëror të Sigurisë. Për të informuar publikun mbi nivelin e sigurisë në aviacionin civil, Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të botojë të paktën çdo vit një raport mbi rishikimin e situatës së sigurisë së operimeve në aviacionin civil.
Në pikën 5 të nenit 16 të kësaj Rregulloreje përcaktohet se Autoriteti i Aviacionit Civil nuk duhet të ndalohet nga marrja e masave të nevojshme për ruajtjen ose përmirësimin e sigurisë në aviacion. Është parashikuar edhe marrja e indove në mënyrë anonimeve me qëllimin sigurimin e këtyre palëve, të informacionit që u nevojitet, për përmirësimin e sigurisë ajrore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë