Sa vjen e po ngushtohet rrethi për kapjen e personave të dyshuar për grabitjen në Aeroportin e Rinasit. Policia ka shpallur në kërkim edhe një femër, ish-police, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me autorët dhe se është e dashura e njërit prej tyre.
Mësohet se ajo është identifikuar si E. Bici, dhe ka dyshime se është pikërisht 31-vjeçarja që ka djegur furgonin e tretë të autorëve të grabitjes.
Ish-efektivja e ka bërë këtë veprim për të shpërqëndruar policinë nga ndjekja e autorëve, dhe duket se ia ka dalë.
Deri tani janë 5 të arrestuar për grabitjen e Rinasit dhe të tjerë në kërkim, mes tyre edhe dy shtetas nga Kosova.
Të arrestuar janë: Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela, Elton Pikli.
Ndërsa Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, në tentativë për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.