Lihet në burg Agim Caci njëri prej autorëve që grabitën mëngjesin e së martës kambistin nga Korça.
Caci në bashkëpunim me 2 të tjerë grabitën mëngjesin e së martës kambistin nga Korça.
Seanca për të është zhvilluar gjatë mesditës së kësaj të enjteje, ndërkohë që në përfundim të saj është dhënë masa “arrest me burg”.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, ku Agim Caci së bashku me dy të tjerë i grabitën kambistit 4 milion lekë të reja (40 mln të vjetra).
Pas një përplasje fizike midis kambistit dhe Cacit ky i fundit përfundoi në prangat e policisë, ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.