Rend dhe Ligj

Grabiti shtëpinë në Dibër, arrestohet pas disa muajsh autori i 4-të

Policia e Dibrës ka arrestuar një tjetër autor të grabitjes me armë të ndodhur në tetor të vitit 2019, në fshatin Grykë Nokë të këtij qarku, ku u mor një shumë parash.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari nga Kukësi, V. S., i cili ishte shpallur në kërkim. Për grabitjen janë arrestuar më herët tre persona të tjerë.

Sç njofton policia, 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë ( të cilët janë arrestuar më parë), kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në banesën e shtetasit I. H.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë