Rend dhe Ligj

Grabiti institucionin financiar, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka identifikuar dhe arrestuar brenda pak minutash autorin e vjedhjes në një zyrë për dhënie kredie.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.7 në një zyrë, ku personi duke kërcënuar personelin e zyrës me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi Dh. D, 25 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe shumën prej 92.800 lekësh të reja dhe thikën me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë lekët.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/252611935992545/?__xts__[0]=68.ARCQznC-vt1_5dSVh1-HaYYPEw1xQTOGnC9gMbRcS7iaoR3yvL1KJiK1aJ6R-4yxDXQ0Zspuknoh99vYOffP6igmEJwKd3jGU0S-8HKmmAQkjBxH5QVPareNZgt0Dhmsw_Ya0xkt9xGgTq26mTl2yIKEA5KCsTMxdaNMzRr-fJbFfPNSIlI-RAwfVCXs8xgmkoPlQd-sVvkaMp1VVJdI-iMYXQO3yKURqC4jvXI3ezIpXUc6ZCpTsF3zjZY7WOoJ31Np7JvGMZN2X8gnbilUnB0QRi3OW2CtkkEeibQKqSNl-78rUKTwVhlf6KPgOk2rVEKO75sv84sFRZUGVoEJcZYcHENJWTruDXmm-XaR&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë