Ka ndodhur

Grabiti filialin e dhënies së kredive, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Një 21-vjeçar me inicialet K. Ç., është identifikuar dhe shpallur në kërkim si autori i dyshuar i filialit të një institucioni për dhënie kredie në Tiranë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në filialin e ‘Kredo.al’, në zonën e “Brrylit” në kryeqytet.

Autori kërcënoi me armë punonjëset e filialit duke u marrë edhe një shumë parash.

Po ashtu 21-vjeçari ka rezultuar si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin “Zhan D’ark” më 21 janar të këtij viti.

“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021.

Gjithashtu ky shtetas ka rezultuar si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin “Zhan D’ark” me datë 21.01.2021”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 21-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë