Ka ndodhur

Grabitet një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës

Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e të dielës në autostradën Tiranë-Durrës në fshatin Fllakë.

Sipas policisë, në sheshpushimin e pikës së karburantit, dy persona i kanë marrë me dhunë një sasi lekësh personit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit. Menjëherë më pas, ata janë larguar me një mjet.

Forcat policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë