Ka ndodhur

Grabitën argjendarinë, gjykata lë në burg dy vëllezërit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahija. Të dy të rinjtë kanë grabitur në një argjendari bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra.

Dy vëllezërve në banesë iu gjet edhe lëndë narkotike kokainë.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit kanë ruajtur për tri ditë argjendarinë në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe njëri prej tyre ka shkuar si klient. Teksa e ka pyetur shitësen për llojet e ndryshme të varëseve ia ka marrë nga dora dhe ka vrapuar. Varëset e marra kishin vlerë rreth 8 milionë lekë të vjetra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë