Ishte shndërruar në tmerrin e grave dhe vajzave në Lushnje dhe Fier, ku u grabiste me forcë nga qafa varëset dhe bizhuteritë e tjera me vlerë.
Policia ka arrestuar një 24-vjeçar me inicialet E.B., banues në Urën Vajgurore si të dyshuar për të paktën pesë episode grabitjesh sipas kësaj skeme të ndodhura nga shtatori deri në nëntor të këtij viti në Lushnje dhe Fier.
Vlera e sendeve të grabitura përrllogaritet në rreth 50 mijë lekë të reja.
Policia thotë se ka dorëzuar në prokurori materialet e nevojshme se i riu i arrestuar është autori i këtyre ngjarjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.