Dy adoleshentë kanë rënë në pranga, pasi kanë ushtruar dhunë dhe kanë vjedhur një të moshuar në Lushnjë.
Ngjarja ndodhi dje në lagjen “18 Tetori”.
Policia thotë se dy hajdutët, Julian Kiptiu, 18 vjeç dhe e dashura e tij me inicialet K. B., 16 vjeçe, kanë hyrë në banesën e 64-vjeçares Lumturi Zeqo, 64 vjeçe, dhe i kanë hedhur spraj lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese.
Më pas, dy të rinjtë kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.
Policia thotë se “menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve, të dy banues në Lushnjë”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.