Ka ndodhur

Grabisin dyqanin në Has, pronari qëllon me armë gjahu adoleshentët, 2 i plagos

Një tentativë vjedhje e një dyqani në Has nga 4 të rinj të moshës 15 vjeç, ka përfunduar me plagosjen e dy prej tyre.

Policia thotë se të rinjtë kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit S. Sh, por gjatë tentativës janë pikasur nga pronari, i cili ka qëlluar me armë gjahu, duke plagosur dy prej 15-vjeçarëve, të rinjtë me inicialet L. M. dhe R. M., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar 4 të rinjtë, R. M., L. M., O. V. dhe E. V., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Peraj, Helshan dhe Krumë.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar edhe pronarin S. Sh. që qëlloi me armë gjahu, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Të rinjtë  më 30 janar 2021, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur edhe një lokal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë