Politike

Goro në burg, të premten mblidhet Këshilli Bashkiak për të emëruar përkohësisht një nga nënkryetarët

Në 29 mars pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë, për të zgjedhur se cili nga nënkryetarët do të marrë përkohësisht drejtimin e bashkisë.

Raportohet se nënkryetarja Blerina Bala është pretendentja kryesore për të marrë drejtimin e përkohshëm të bashkisë dhe pse me herët asnjë nga nënkryetarët e bashkisë nuk kish pranuar të marrë drejtimin.

Pak ditë më parë, me urdhër të SPAK-ut, u arrestua kryetari i bashkisë, Jorgo Goro për shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve, Goro pa asnjë verifikim konkret, ka përcjellë dokumente të falsifikuara dhe tokën shtetërore ia dha bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë