Lajme

Google regjistron gjithçka që themi

Duket se Google mund të ketë të dhënat e bisedave të tua të disa viteve më parë. Me sa duket, Google në heshtje regjistron bisedat e atyre që e përdorin.

Kjo gjoja është një veçori që duhej të funksiononte si një mjet për t'u mundësuar njerëzve të kërkonin përmes përdorimit të zërit të tyre dhe të ruajnë këto regjistrime në mënyrë që Google të përmirësojë mjetet për njohjen e gjuhës.

logo hippo

Kjo ndodh përmes Zërit dhe Aktivitetit Audio. Kur përdorim opsionin e komandimit (ku thoni "Ok Google" dhe telefoni juaj kërkon diçka për ju), ndërkohë që telefonat po e regjistrojnë audion tuaj për disa sekonda përpara se të themi Ok Google. Kompania regjistron shumë biseda.

Por ka edhe një mënyrë të lehtë se si mund t’i dëgjoni këto regjistrime dhe t’i fshini të gjitha informacionet e ruajtura.

Kjo bëhet në një faqe të veçantë e cila sjell së bashku informacionet që Google ka për ju. Kjo ndodhet në faqen e historisë së Google, në listën e gjatë të regjistrimeve.

Nëse dëshironi të parandaloni që Google që t'ju regjistrojë në të ardhmen, fikeni këtë opsion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë