Lajme

“Google ndahet nga Huawei”: ndalon përditësimet e Android për celularët kinezë

Google tashmë ka tërhequr marrëveshjen e tij nga kompania Huawei dhe në orët në vazhdim të gjithë telefonat e kësaj marke, do të humbasin përditësimet që mundëson sistemin operativ Android, më anë të cili funksionon gjithçka në një telefon.
Lajmi u bë i ditur nga “Reuters” dhe më pas një zëdhënës i kompanisë Google e konfirmoi këtë proces duke u shprehur “ne po zbatojmë urdhrin dhe shqyrtojmë implikimet”, pa dhënë më shumë detaje të tjera. Një ngjarje e tillë mund të ketë pasoja të mëdha dhe do të shënojë përfundimisht rënien e Huaweit nga një smartfon tepër i pëlqyer në një smartfon që do të shërbejë për linjën telefonike.


Ndërsa, një zëdhënës tjetër nga Google konfirmoi se “Google Play dhe siguria Google play Protect do të vazhdojë të funksionojë në pajisjet ekzistuese Huawei. Që do të thotë se telefonat, ekzistues në mbarë botën nuk do të ndikohen menjëherë nga vendimi, por prodhimet e reja të Huaweit nuk do mund t’i kenë përditësimet që ofron Google.

Kjo ngjarje po ndodh edhe me kompani të tjera Kineze. Jo vetëm Google, por edhe kompanitë amerikane të chip dhe mikrochip nga Intel në Qualcomm, nga Xilinx në Broadcom konfirmojnë vendimet e marra nga administrata e Trump dhe i kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre me Huawei-n, duke shkaktuar kështu një sërë vështirësish për gjigantin e teknologjisë kineze. Sipas revistës “Bloomberg”, këto janë zhvillime që mund të shkaktojë tensione nëpërmjet Uashingtonit dhe Pekinit.
Gjiganti i teknologjisë kineze, është bërë simbol i sfidës teknologjike midis Uashingtonit dhe Pekinit. Një “luftë” të cilën Shtetet e Bashkuara nuk janë të vendosur për ta fituar vetëm në tokën e tyre, ku tashmë Huawei është rrëzuar.

Mesa duket administrata e Trump nuk do të mjaftohet me kaq. Ndër të tjera gjithashtu ka lëvizur dhe vijën e Frontin në Europë, duke u përpjekur t’i bindë aleatët e NATO-s se pajisjet kineze janë një kërcënim për sigurinë kombëtare. Gjithashtu, të enjten e kaluar qeveria amerikane përfshiu edhe kompaninë teknologjike Shenzhen në “listën e zezë të subjekteve të saj tregtare”. Sipas një deklarate të Ministrit të Tregtisë në SHBA, Wilbur Ross, këto vendime synojnë parandalimin e teknologjisë që dëmtojnë sigurinë kombëtare apo dhe interesat e politikës së jashtme.
Ishte e ditur se kompania Huawei nuk do të krijonte marrëveshje lehtësisht me kompanitë amerikane, por askush nuk e priste që çdo ngjarje të merrte një kthesë të menjëhershme në dëm të saj. Por, mesa duket gjiganti kinez ishte i përgatitur për një ngjarje të tillë dhe prej një viti tashmë, thuhet se kompania po përpiqet të krijojë sistemin e saj operativ, të titulluar Huawei OS, një sistem i njëjtë me Android dhe IOS. Për momentin sofuteri është ende i papërfunduar dhe e vetmja gjë që kërkojnë përdoruesit, është përshpejtimi i këtij procesi./La Republica/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë