Treg

Google, Apple dhe 13 kompani të tjera që s’ju kërkojnë diplomë

Ekonomia e shumë vendeve në botë vazhdon të krijojë dita-ditës një ambient miqësor për individët që kërkojnë të punësohen. Në një artikull të publikuar së fundmi, televizioni amerikan “CNBC News” raporton se ekspertët botëror po parashikojnë plane të reja pune në mënyrë që edhe personat që nuk kanë një diplomë universitare të punësohen për aftësitë që ata kanë. Ky plan erdhi si rrjedhojë e një studimi nga një faqe për kërkimin e vendeve të punës, “Glassdoor”. Studimi zbuloi se disa nga kompanitë më të mëdha në botë ishin të gatshëm të pranonin aplikantët, edhe nëse ata nuk kishin një diplomë universitare.

“Glassdoor” përpiloi një listë me 15 punëdhënësit më të mëdhenj në botë të cilët nuk do t’i kërkojnë më kandidatëve një diplomë universitare, por do të shikojnë eksperiencat që ata kanë përsa ju përket pozicioneve që duan të konkurrojnë. Por cilat janë kompanitë botërore që po ushtrojnë këtë plan pune? 

Kompania Google 

Google

Kompania u themelua në vitin 1998. Pas suksesit dhe rritjes se kompanisë, Google filloi t’u ofronte përdoruesve shumë shërbime të ndryshme, ku ndër kryesorët është dhe gjetja e shpejtë e informacioneve. Edhe pse kompania ka standarte shumë të larta, kjo nuk do të thotë që duhet të kesh një diplomë universitare për të punuar pranë ambienteve të saj.

"Ernst & Young"

“Ernst & Young” është një ndër kompanitë më të mëdha të shërbimeve profesionale në botë, e përbërë nga një rrjet firmash gjigante nga  vende të ndryshme. Kjo kompani u formua nga bashkimi i “Ernst & Whinny” dhe Arthur Young në vitin 1989, dhe pas suksesit të vazhdueshëm në vitin 2017 u rendit në vendin e 29-të në 100 kompanitë më të mira. Nëse ke një praktike pune si kontabilist apo je një llogaritar i zoti me siguri që do të mirëpritesh në EY pasi, edhe për këtë punëdhënës nuk ka rëndësi diploma.

"Penguin Random House"

“Penguin Random House” është një ndër kompanitë që vlerëson më shumë eksperiencën dhe trajnimin e punonjësve sesa diplomimin e tyre. PRH u formua në vitin 2013 si botuese e librave në gjuhë të ndryshme. Botimet e kësaj shtëpie të madhe botuese arrijnë deri në 15.000 tituj në vit."

Dyqan Costo Wholesale"

"Costo Wholesale"

Kompania është një ndër korporatat më të mëdha të shitjeve në botë. Costco i cilësuar si tregtuesi i dytë më i madh në botë përsa i përket produkteve ushqimore, nuk i zgjedh punonjësit e tij nga diploma që zotërojnë. Nëse je një tregtar i mirë mund të bëhesh mënjwherë pjesë e Costco-s.

"Whole Foods"

"Whole Foods" u krijua që prej 1978 nga John Mackey dhe Renee Lawson. Që nga ajo kohë "Whole Foods" krijoi zinxhirin e vetë të supermarketeve të cilat janë të specializuara në shitjen e produkteve organike.


Dyqan "Whole Foods"

"Hilton"

Hilton është një ndër markat më të njohura për shërbimin e hoteleve dhe vendpushimeve. E krijuar nga Conard Hilton në 2017 kjo kompani ka tashmë më shumë se 570 prona në 85 vende të ndryshme të botës.  Nesë jeni i zoti në shërbimin ndaj klientit, dera e Hilton do jetë gjithnjë  e hapur për ju.

"Publix"

Publix është një tjetër rrjet supermarketesh që nuk mungon në listën e përzgjedhur nga Glassdoor. Kjo kompani u themelua në 190 nga George W. Jenkins dhe shtriher në të gjitha vendet e Shteteve të Bashkuara.

Hotelet Hilton 

Edhe pse sipas ideologjisë së Publix, zgjedhjet punonjësve bëhen në mënyrë të kujdesshme, në asnjë pjesë nuk thuhet  se duhet të kesh një diplomë universitare.

"Apple"

Apple është kompania më e njohur në mbarë botën për prodhimin e mjeteve elektronike të konsumit  duke përfshirë si IPhonët, IPadët, dhe shumë pajisje të tjera.

Edhe pse është një ndër kompanitë me shumë famë botërore, kjo nuk do të thotë se nuk mund të pranojë punonjës të diplomuar patjetër. Epo nuk kishte si të ndodhte ndryshe në këtë kompani, ku edhe vetë krijuesi i saj Steve Jobs ka braktisur kolegjin për të hedhur për formimin e Apple.

Kafenene  "Starbucks"

"Starbucks"

Normalisht që në këtë liste nuk do të mungonte edhe kompania më popullore në botë.

Starbucks u themelua në Seattle në vitin 1971 dhe që nga ajo kohë zotëron mijëra pika kafenesh nëpër botë. Kompania është e specifikuar për përpunimin e kafesë duke u bazuar te zierja e saj e plotë për një shije sa më të mirë.

"Nordstorm"

Një tjetër rrjet supermarketesh bën pjesë në këtë listë. Kompania i ka fillesat e saj në vitin 1901 duke nisur me shitjen e këpucëve, por më pas e zgjeroi inventarin e saj duke përfshirë veshje edhe aksesorë të ndryshëm. Nësë jeni aftësi, mund të behni pjesë e NordStorm kur të dëshironi.

"Home Debot"

Home Debot është një kompani amerikane që merret me shpërndarjen dhe prodhimin e produkteve të ndërtimit dhe produkteve shtëpiake. Edhe në këtë kompani mjafton të kesh eksperiencën e një ndërtuesi të mirë dhe je i punësuar.

IBM

IBM

Në këtë listë bën pjesë edhe “gjigandi” i prodhimeve të produkteve kompjuterike.

IBM është një ndër kompanitë e para amerikane që ka në bazë të saj vetëm teknologjinë inovatore, duke prodhuar harduer kompjuterik, middleëare, dhe softuer. Kjo kompani operon që prej vitit 1911 në 170 vende të botës.

"Bank of America"

Kujt do t’ia merrte mendja se një bankë do të ishte pjesë e kësaj liste. Mesa duket edhe për Bankën e Amerikës diploma nuk është një kriter për tu punësuar.

Banka e Amerikës është e specializuar në investimet multinacionale dhe shërbimet financiare me seli të ndryshme në të gjithë Amerikën. Që prej themelimit të saj në vitin 1998, e deri më sot ajo renditet si një nga institucionet bankare më të mëdha në SHBA. 

"Chipotle"

"Chipotle" është një rrjet restorantesh që shërbejnë ushqime meksikane. Emri i kësaj kompanie ka ardhur nga produkti kryesor që përdoret në kuzhinën e këtyre restoranteve: speci djegës. Përgjithësisht në këtë rrjet restorantesh ky produkt përdoret i thatë. As në këto restorante nuk është e nevojshme një diplomë, për aq kohë sa di të gatuash mirë.

Dyan Lwwe's

Lowe’s

Loëe’s është një ndër kompanitë më të mëdha në SHBA për prodhimin e produkteve që riparojnë shtëpinë. Kjo kompani u themelua në vitin 1946 në Karolinën e Veriut dhe që prej asaj kohe rrjeti i dyqaneve të Loëe’s ka deklaruar si të punësuar 310.000 njerëz në mbarë vendin. Normalisht që jo të gjithë këta punonjës kanë qenë të diplomuar, kështu që edhe për këtë kompani prioritet nuk është diplomimi.

Mesa duket kompanitë më të njohura botërore nuk kërkojnë punonjës të diplomuar. Mjafton që të kesh eksperiencën e duhur dhe dëshirën e madhe për të punuar.

Por a ndodh e njëjta praktikë edhe në Shqipëri?

Në vendin tonë gjetja e një vendi pune nuk është aq e thjeshtë sa në kompanitë që përmendëm më sipër. Sipas një studimi të kryer në vitin 2017 nga punonjës të Zyrës së Punës në Shqipëri, përqindjen më të madhe të të punësuarve nuk e zënë as ata me shumë eksperiencë dhe as të diplomuarit.  Sipas hulumtimeve rreth 60% e punësimeve në Shqipëri bëhen në sajë të njohjeve dhe apo si e quajmë në zhargonin e përditshëm “me mik”. /CNBS News/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë