Rend dhe Ligj

Gomone me drogë nga Shqipëria drejt Turqisë? Policia shqiptare: Nuk është e vërtetë

Reagon Policia e Shtetit pas lajmit në mediat greke se dy gomone me drogë të nisura nga Shqipëria kanë tentuar të futen në Turqi dhe ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe trafikantëve.

Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, bënë me dije policia shqiptare, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë.

Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë. Nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.

Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit.

Policia e Shtetit po vijon të shkëmbejë informacione me homologët për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë