Gazeta Si – Ylber Ramadani ka shënuar sot golin e parë në Serinë A. Mesfushori i Kombëtares shqiptare realizoi në fundin e ndeshjes me Frozinonen, duke i dhënë fitoren 2-1 Leçes.
Ramadani gjuajti fort me të djathtën nga jashtë zonës, kur duhej edhe një minutë që të përfundonte koha e rregullt. Festë e ligjshme për lojtarin shqiptar, por edhe për skuadrën e tij, sepse ishte goli i fitores.
Mesfushori kuqezi, gjithmonë titullar me Leçen, bëri një ndeshje relativisht të mirë. Ai vuajti pak në pjesën e parë, por me golin e shënuar në fund i dha shumë pikë performancës së tij.
— need live stream? follow @GoalSpotHD (@EsanJulian64568) December 16, 2023
Kujtojmë që Ramadani është një nga titullarët më të rëndësishëm të Kombëtares, thelbësor në suksesin e kualifikimit në Euro 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.