Futboll

Goli i Kristjan Asllanit zgjidhet më i bukuri i muajit nga tifozët e Interit

Gazeta Si – Mesfushori shqiptar i Interit ka fituar çmimin e ‘Goal of the Month’ (goli i muajit), falë realizimit të tij të parë me fanellën zikaltër në kampionat.

Asllani feston golin e pare me Interin ne Serine A. Gazeta Si, 4 prill 2024

Hera e parë nuk harrohet kurrë. Goli i Kristjan Asllanit kundër Xhenoas ishte më i votuari për muajin mars nga tifozët e Interit. Ky ishte goli i parë për futbollin kuqezi, që zhbllokoi një ndeshje të vështirë dhe pak të bezdisshme.

Asllani përmbylli në mënyrën më të mirë një aksion model të shpejtë të Interit, që nisi me rikuperimin e topit nga De Vrij. U deshën tre pasime për të çuar Asllanin të vetëm përpara portës së Xhenoas: pasim nga holandezi te Barela dhe asisti i bukur i Aleksis Sançez liruan lojtarin shqiptar, i aftë për të konkluduar me një gjuajtje të saktë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë