Vende dhe Udhetime

Golf dhe aventurë: Të luash mes luanëve, leopardëve dhe elefantëve

Për të kombinuar golfin dhe aventurën - kur mund të rifillojnë udhëtimet - shënoni këtë vend: Klubin e Golfit Skukuza. Adresa është mjaft e thjeshtë: Parku Kombëtar Kruger, Afrika e Jugut. Fusha ndodhet brenda parkut të famshëm natyror, një parajsë e paprekur,  ku nuk ka gardhe për të mbajtur larg kafshët.

Në këtë mënyrë të luajturit bëhet një aventurë deri në atë pikë sa që para fillimit, kërkohet nënshkrimi i një dokumenti që çliron klubin nga çdo përgjegjësi nga përballja me luanë, hiena, elefantë dhe hipopotam. Askush nuk përgjigjet as për topat e vjedhura nga leshterikët dhe babuinët. Dhe askush nuk të kërkon llogari për topat që përfundojnë  jashtë kufijve ose në pellgjet me ujë.

Kopshtari, 29-vjeçari Jean Roussow , i lindur dhe rritur në Parkun Kombëtar Kruger, zbulon sesi funksionon ky park. "Unë shkoj rreth parkut gjatë ditës për të kontrolluar sigurinë e lojtarëve. Kafshët mbahen gjithmonë në distancë: ne kurrë nuk kemi pasur aksidente të rënda me luanët, leopardët ose elefantët. Sidoqoftë, ne paralajmërojmë çdo lojtar për rreziqet që i kanosen. Por është pikërisht kjo adrenalinë që shumica e lojtarëve tanë u pëlqen të luajnë këtu”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë