Lajme

Golem, treni përplaset me makinën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë stacionit hekurudhor të Golemit në Kavajë.

Një automjet që po kalonte mbi shina është përplasur nga treni i udhëtarëve.

Drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca. Sipas burimeve të policisë kanë mbetur të plagosur lehtë 6 anëtarët e një familjeje që ndodheshin në automjet.

Mësohet se të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Durrësit për kontrolle mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë