Lajme

Golem, disa nxënës përfundojnë në spital me shenja helmimi

Disa nxënës të një shkolle në Golem janë paraqitur me shenja helmimi në spital.
Nga të dhënat mësohet se nxënësit janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Kavajës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.
Nga hetimet paraprake rezulton se helmimi ka ardhur nga një spray me përbërje spec djegës dhe alkool.
Fëmijët kanë pasur vështirësi në frymëmarrje si dhe marrje mendsh.
Raste të helmimit të nxënësve ka pasur edhe në shkolla të tjera. Rasti më i fundit ishte ai në Bulqizë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë