Gazeta Si – Indrit Tuci rrëmben skenën në Pragë. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një ndihmë të madhe sot në kualifikimin në Ligën e Europës, në fitoren 4-1 të Spartës së Pragës ndaj Gallatasarajit.

Sulmuesi shqiptar, që pak kohë më parë kaloi nga Kroacia në Çeki, u fut në fushë në pjesën e dytë. Ai shënoi golin e avantazhit 2-1 dhe më pas dha edhe asistin për golin e tretë të skuadrës së tij. Në shtesë Sparta realizoi edhe golin e 4-t, duke e fituar ndeshjen thellë, 4-1, ndërsa ndeshja e parë në Turqi kishte përfunduar 3-2.
🇪🇺 Goal: Tuci | Sparta Praha 2-1 Galatasaraypic.twitter.com/JvHt9ziVWx
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 22, 2024
Për Tucin ishte goli i parë me fanellën e Spartës së Pragës dhe ka ardhur në një ndeshje dhe kompeticion të rëndësishëm. Titullar në këtë ndeshje për skuadrën çeke ishte mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi. Tuci ndërkohë pret një ftesë nga Silvinjo.
Sapo përfundoi ndeshja, plasi sherri mes lojtarëve të Gallatasarajit dhe atyre të Spartës së Pragës, ku Laçi ishte protagonist me kurajon e tij.
Fight at the end of the match! Tension between Galatasaray players and a Sparta Prague player pic.twitter.com/B4iil0tKAR
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 22, 2024
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.