Para

Goditje tjetër në kursin e këmbimit, Euro bie në pikën më të ulët historike

Nga Gazeta 'SI' - Euro ka arritur një minimum të ri kundrejt lekut dhe këmbehet me 100.27 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Kjo është pika më e ulët që ka prekur monedha europiane, e cila prej javësh po rrokulliset pranë kufirit të 100 lekëve. Çmimi mesatar i shitjes së euros është 99.9 lekë dhe ai i blerjes 100.6, raporton BSH.

Para pak ditësh, Guvernatori i BSH, Gent Sejko, duke raportuar përballë Kuvendit pranoi se vetë Banka kishte ndërhyrë në kursin e këmbimit duke tërhequr disa miliona euro nga tregu.

Gjithsesi, Sejko theksoi se prurjet në euro që dobësojnë kursin janë në miliarda dhe është e pamundur të amortizohen nga Banka.

Në të njëjtin komision, Guvernatori pranoi se edhe paratë e krimit kanë ndikuar në dobësimin e euros.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë