Futboll

Goditje rekord për Napolin, 81 milionë euro për një 21-vjeçar

Viktor Osimhen do të jetë blerja më e shtrenjtë e historisë së Napolit. Aurelio de Laurentis do të derdhë në arkat e Lilës shumën e 81 milionë eurove, gati dyfishi i 42 milionëve të shpenzuar vitin e kaluar për meksikanin Lozano. Një blerje rekord që do të finalizohet sot në Sardenjë, ku drejtuesit e Napolit ndodhen për të firmosur kontratën me 21-vjeçarin nigerian. Më pas vizitat mjekësore, ndërsa për të enjten është parashikuar zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje.

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, Osimhen do veshë fanellën e Napolit. Sulmuesi ka pranuar ofertën e Napolit, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në vit dhe këto janë shifra të rëndësishme për klubin e kaltër. Ky është një hap i madh përpara për nigerianin e datëlindjes 1998, që aktualisht fiton 800 mijë euro në sezon.

Viktor Osimhen. Gazeta Si, 14 korrik 2020

Sulmuesi luan në qendër, por edhe në krah, kështu që do t’i takojë trajnerit Gatuzo t’i gjejë pozicionin më adapt në fushë. Napoli u bind të shpenzojë 81 milionë euro, duke parë shpërthimin e nigerianit këtë sezon, ku ai shënoi 18 gola në 38 ndeshje. Lila bën kështu një tjetër shitje të madhe. Vitin e kaluar klubi francez shiti sulmuesi Pepè tek Arsenali për shumën e 80 milionë eurove, ndërsa tani përfiton 81 milionë euro nga Osimhen.

https://youtu.be/r_6cRvjWes8
Momente nga loja dhe golat e Osimhen. Gazeta Si, 14 korrik 2020

Burimi: Sportmediaset/ Përktheu: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë