Futboll

Goditje e rëndë për Mançester Sitin, De Bryjne dëmtohet dhe mbyll 2023-shin

Gazeta Si – Viti 2023 ka përfunduar për mesfushorin e Mançester Sitit, Kevin De Bryjne. Futbollisti belg është ndalur për dëmtim në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, të cilët i ka nisur si titullar.

Problemi për një nga mesfushorët më të mirë në botë ka të bëjë me tendinën e gjurit dhe mjekët këtë herë e kanë këshilluar që të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për ta zgjidhur. Kjo do të thotë se koha e rikuperimit do të jetë relativisht e gjatë dhe De Bryjne duhet të presë vitin 2024 për të qenë sërish në fushë.

De Bryjne le fushen i demtuar. Gazeta Si, 15 gusht 2023

‘Qytetarët’ humbasin kështu një nga elementët kryesorë të formacionit. Trajneri Guardiola ndoshta për këtë arsye ka kërkuar me insistim nga klubi që të blejë brazilianin e Uest Hemit, Paketa. Dhe gjasat janë që kjo goditje të kryhet, duke parë kohën e gjatë të rikuperimit të De Bryjne.

Gjatë kësaj vere nga Mançester Siti është larguar edhe mesfushori gjerman, Ilkay Gyndogan, i cili ka kaluar te Barcelona, kurse Rijad Mahrez është transferuar në Arabi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë