Futboll

Goditja me kokë në finalen e Botërorit, Materaci: Për 18 vjet nuk e kam parë më Zidan

Gazeta Si – Prej atij momenti, Marko Materaci dhe Zinedin Zidan nuk janë takuar mes tyre. Ish-mbrojtësi i Italisë ka folur së fundi për atë që ndodhi në momentin e goditjes me kokë në finalen e Botërorit të 2006-ës.

“Nuk më pëlqen, nuk i jep drejtësi karrierës sime. Ai episod nuk duhej të ndodhte kurrë. Në tensionin e finales së Berlinit, mes ngacmimeve me fjalë, Zidan më ofroi fanellën e tij, unë i thashë “jo” dhe se preferoja motrën e tij. Pastaj u kthye dhe reagoi ashtu si të gjithë e dinë. Më pas nuk e kam parë më Zinedin", - ka thënë ish-mbrojtësi.

Gati 18 vjet pas finales së Botërorit të fituar ndaj Francës, Marko Materaci ka treguar për ‘Times’ për episodin e famshëm të përplasjes me Zinedin Zidan, që përfundoi me goditjen me kokë dhe ndëshkimin me karton të kuq të francezit.

Protagonist në miqësoret e organizuara me ish-shokët e ekipit tek Interi, Materaci ka folur edhe për tema të tjera. Ai ka ritheksuar se ka një vlerësim të madh për Mourinjon: “Është trajneri më i mirë që kam pasur. Isha mësuar të isha i rëndësishëm dhe të bëja kapitenin, por me Mourinjon fillova ta humbisja rëndësinë. Ishte i ndershëm me mua që nga momenti i parë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë