Treg

Goditja e rëndë ndaj industrisë së udhëtimeve

Është një prej industrive më të mëdha në botë me 5.7 trilionë USD të ardhura. Është përgjegjëse për 319 milionë vende pune, apo përafërsisht 1 në 10 njerëz që punojnë në planet. Dhe asnjë sektor nuk është kaq në risk nga ky virus i ri.

Industria e udhëtimit ka marrë një goditje të madhe si rrjedhojë e kufizimeve dhe anullimeve të udhëtimeve për arsye biznesi dhe pushimesh, por ky është veçse fillimi. Kjo me shumë mundësi mund të jetë kriza më e keqe për industrinë që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit, sipas disa ekspertëve.

“Është në vijën e parë të goditjes”, thotë Mark Zandi ekonimist kryesor i Moody’s Analytics. “Është ajo që pëson impaktin më direkt e më imeidat”, shton ai.

Industria e udhëtimeve e rëndësishme për ekonominë botërore

Goditja e industrisë së udhëtimeve ka potencialin ta ngadalësojë ekonominë globale nëse koronavirusi vazhdon të përhapet në botë.

“Është jetësore. Nëse matni ndikimin e industrisë së udhëtimit në ekonominë botërore do shihni se ai është më i madh se çdo industri tjetër në të gjithë botën. Asnjë industri nuk mund të thotë se mbështet 1 në 10 punë.”, thotë Adam Sacks, presidenti i kompanisë “Tourism Economics”, një kompani lidere në kërkime mbi sektorin e turizmit. Firma e tij ka qënë ajo që ka prodhuar të dhëna mbi të ardhurat botërore të punësimit në industrinë e turizmit, të cilat më pas u përdorën nga Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit (World Travel and Tourism Council)

“E kjo vjen pjesërisht prej faktit që kjo industri është kaq shumë diverse. Përfshin shumë gjëra që ti nuk i ke menduar më parë” , shprehet z. Sacks. “Krahas linjave ajrore dhe hoteleve, përfshin dyqanet me pakicë, restorantet, teknologjinë etj.”

Efekti në udhëtim rritet dita-ditës

Ka pasur një rënie të theksuar në udhëtim përmes paqësorit, jo veçse në dhe nga Kina, epiqendrën e përhapjes së virusit, por gjithashtu dhe nga vëndet e tjera Aziatike. Këtë javë, linja e fluturimeve, United Airlines  bëri publike faktin se ka pasur një rënie thuajse totale në kërkesën nga Kina dhe rënie prej 75% në kërkesën afat-shkurte përsa i përket transportit në zonën e Paqësorit.

Shtetasit kinezë janë bërë udhëtarët më të shpeshtë në botë, me 180 milion pasaporta që mbajnë, krahasuar me 147 milion amerikanë që kanë pasaporta.  Dhe udhëtimi nga kinezët është paralizuar thuajse plotësisht nga koronavirusi.

Rënie e theksuar në biznesin e udhëtimit   

Efekti i goditjes së industrisë së udhëtimit është përhapur përtej tregut kinez.

Shumë prej konferencave madhore që prisnin rreth 100,000 vizitorë secila janë anulluar ndonëse nuk ka pasur përhapje të koronavirusit në lokacionet e tyre. E aryseja ka qënë sepse njerëzit nga anë të ndryshme të botës mud të sjellin virusin në evente, duke marrë parasysh këtu e faktin që simptomat duan kohë që të shfaqen.

Disa prej konferencave që u anulluan ishin Kongresi Botëror i Celularëve në Barcelona, Shfaqja e Automobilave në Gjenevë, Konferenca F8 e Facebook dhe ITB Berlin (shfaqja kryesore për industrinë e udhëtimeve).

Por krahas eventeve të këtilla të mëdha ka anullime dhe në udhëtimet e bizneseve e kjo pasi kompanitë nuk duan që t’i vejnë në risk punonjësit e tyre.

Kompani të mëdha si Amazon po bëjnë të pamundurën për të dekurajuar udhëtimet jo-esenciale të punonjësve. Sipas një survejimi të 400 bizneseve nga shoqata e bizneseve botërore  të udhëtimit (Global Business Travel Association) gati gjysma e bizneseve kanë anulluar apo shtyrë më vonë disa prej takimeve të tyre.

Kjo rënie e theksuar e imediate në gatishmërinë për të udhëtuar është e krahasueshme me atë që ndodhi pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë Scott Solombrino drejtuesi ekzekutiv i shoqatës. Konfidenca nisi të përmirësohet me kalimin e kohës. Në rastin e koronavirusit shqetësimet mbi industrinë e udhëtimit po rritet dita ditës duke marrë parasysh dhe përhapjen e saj në zona të ndryshme të botës.

“Ky virus po ndikon në mënyrë esenciale në mënyrën se si shumë prej këtyre kompanive bëjnë biznes. Nëse kjo kthehet në një pandemi botërore, industria e turizmit mund të humbase miliarda dollarë. Një impakt ky që do ketë shumë e efekte të tjera kaskadë në tërë ekonominë botërore”, shprehet z. Scott Solombrino  .

Industria e udhëtimeve për pushime është ndikuar gjithashtu

Nuk është prekur veçse biznesi i udhëtimit. Amerikanët të cilët kanë qënë të zënë me punë gjithashtu e kanë menduar dy herë për të bërë udhëtime pushimesh gjatë pranverës dhe verës.

Një survejim prej 1200 adultëve amerikanë nga “Kaiser Family Foundation” gjeti se një në tetë ndryshuan planet e tyre të udhëtimeve si rezultat i shqetësimeve nga virusi.

Impakti i plotë varet se nga sa gjatë përhapja e virusit do të vazhdojë. Historia nga krizat shëndetësore të mëparshme si SARS-i të tregon se pas një farë kohe gjëndja e industrisë se udhëtimve do vahdojë normalisht.

Humbje në vendet e punës

Gjer tani nuk ka pasur reduktime të punonjësve nga industria e turizmit. Por miliona njerëz mund të humbasin punët e tyre nëse kërkesa për udhëtime vazhdon të jetë në këtë gjëndje dëshpëruese.

Më pas, nëse këta punonjës do të priren të reduktojnë shpenzimet e tyre impakti negativ do të nis të përhapet e më gjerë në ekonomi.

“Ata që do të goditen më fuqishëm do të jenë punëtorët me paga të ulta”, shprehet Sung Won Sohn profesor i biznesit në Loyola Marymount University.  “Ata do të detyrohen te ulin shpenzimet e tyre e më pas pritet të ketë efekte kaskadë në shumë sektorë të tjerë të ekonomisë”, shton ai.

Ekspertët nuk besojnë se goditja e virusit në industrinë e udhëtimit do të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar një reçesion ekonomik. Por efekti sigurisht që do të jetë i konsiderueshëm në ekonominë botërore.

“Ka pasur një rënie të çmimeve në tregjet financiarë, pengesa në zinxhirët e furnizimit, rënie në çmimet e energjisë dhe prodhimit të saj si rezultat i konsumit të saj më të vogel. Por të gjitha këto së bashku me goditjen e virusit në industrinë e turizmit nëse vazhdojnë akoma në këtë trajektore mund të sjellin një reçesion botëror”, shprehet profesori Sung Won Sohn. /CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë