Rend dhe Ligj

Goditi dy zyrtarë bashkie, pranga 40-vjeçarit në Kolonjë

Policia e Kolonjës ka arrestuar 40-vjeçarin me iniciale O.N(i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit), pasi ka dhunuar e kërcënuar dy zyrtarë të bashkisë, si dhe ka kundërshtuar policët.

Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë