Rend dhe Ligj

Goditi arbitrin e ndeshjes, arrestohet në flagrancë futbollisti

Policia ka arrestuar ne Gramsh, në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër.

Policia shpjegon se arrestimi ka ardhur, pasi në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakord me ekzekutimin e një penalltie.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë