Ne rrjet

Goditet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës në Belgjikë, sekuestrohet kokainë e kanabis

Gazeta Si - Një rrjet i gjerë i trafikut të drogës që drejtohej nga mafia shqiptare, është goditur nga policia belge e Liezhit.

Sipas mediave belge, nën drejtimin e policisë federale, të hënën u zbulua një tregti e madhe kokaine dhe kanabisi, ku përfshiheshin disa klane mafioze shqiptare.

Më shumë se 160 oficerë morën pjesë në operacion dhe 18 persona u arrestuan. Policia kreu kontrolle të shtëpive në 21 vende në Wallonia të hënën. Ndër të tjera u zbulua një punishte prerjeje për kokainë dhe një plantacion kanabisi me rreth 600 bimë.

Tregtia e drogës fillimisht doli në dritë përmes shërbimit të mesazheve të hakuara “Sky ECC”. Pas një hetimi dyvjeçar, policia mundi të konfirmonte se një rrjet i organizuar kishte ekzistuar për të paktën katër vjet që do të siguronte kokainë nga qyteti tjetër belg Anversa dhe Holanda fqinje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpi, policia sekuestroi një qese me 800 gramë kokainë, disa pilula kokainë dhe materiale ambalazhi.

Më tej, janë sekuestruar 33 makina me vlerë rreth 300 mijë euro, si dhe mbi 30 mijë euro para cash, gati 70 mijë euro pasuri në llogari bankare dhe mallra të ndryshme luksi.

Pas marrjeve në pyetje, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gjyqtari hetues do të vendosë të martën për urdhër-arrestet e mundshme për gjashtë të dyshuar të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë