Lajme

Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës, dy të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka proceduar 7 shtetas, 2 prej të cilëve të arrestuar në flagrancë dhe 5 të tjerë në gjendje të lirë, pasi shpërndanin droga të forta.
Policia thotë se janë arrestuar në flagrancë shtetasit R. S., 39 vjeç dhe Zh. G., 34 vjeçe, banues në Korçë.
Ndërkohë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë:
A. K., 39 vjeç, E. M., 34 vjeç, K. Gj., 24 vjeç, J. M, 37 vjeç, banues në Korçë dhe V. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq.
Siç njofton policia, gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasit R. S. dhe shtetases Zh. G., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.
Ndërsa 5 shtetasit e tjerë, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, të cilat i kishin blerë tek dy shtetasit e lartpërmendur.
Gjatë këtij operacioni, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
98 doza dhe një sasi prej 309 gr. me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, pesë kokrra metadon, 365 000 lekë, 60 euro, dy automjete dhe 6 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë