Ka ndodhur

Goditet grupi që tregtonte kokainë, sekuestrohet drogë dhe armë zjarri

Një grup që merrej me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit është goditur nga policia.

Kjo e fundit, thotë se pas pesë muajsh hetime, është finalizuar operacioni i koduar “Bulevardi”, në kuadër të së cilit janë vënë në pranga tre persona.

Të arrestuarit janë: Gezim Mama, 34 vjeç, Hekuran Halili, 44 vjeç dhe Simon Stefa, 54 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 54-vjeçarit S.S., policia gjeti dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza.

Nga hetimet e kryera, rezulton se tre të arrestuarit merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit S. S., edhe për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë