Ka ndodhur

Goditet grupi që trafikonte armë nga Turqia, në pranga edhe 2 shqiptarë

EUROPOL ka organizuar një operacion ndërkombëtar të quajtur “Bosfori” ku është goditur trafiku ilegal i armëve të prodhuara në Turqi.

Policia shqiptare në bashkëpunim me homologet rumunë dhe ata bullgarë ka arrestuar 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë, ndërsa ka sekuestruar 191 pistoleta dhe 3714 karikatorë.

Armët e gjetura dhe që janë sekuestruar në Shqipëri variojnë nga çmimet 1000-2500 euro.

Në operacionin e koduar “Bosfori”, të udhëhequr nga policia rumune janë përfshirë 24 vende europiane.

Midis datave 2 dhe 11 nëntor operacioni 1-vjeçar “Bosfori” u përmbyll me një aksion të përbashkët ku oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish dhe këto hetime çuan në arrestime dhe konfiskime.

Konkretisht, 11 persona janë vënë në pranga, ndërkohë që janë sekuestruar 191 pistoleta dhe një sasi e madhe municioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë