Lajme

Goditet grupi i kanabisit në Korçë, 7 persona në pranga

Policia e Korçës ka vënë në pranga 7 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me shitje dhe kultivim narkotikësh.

Operacioni është zhvilluar pas një hetimi disamujor mes Policisë së Korçës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.

Kështu janë kapur në flagrancë 7 shtetas dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

  Ata janë:

  • Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, (në rolin e organizatorit)
  • R.B, 17 vjeç,(kultivues)
  • Poliksen Haxhiraj, 25 vjeç, (kultivues)
  • Armand Pashollari, 30 vjeç, (kultivues)
  • Jani Ibrahimllari, 49 vjeç,(kultivues)
  • Vendim Fejzaj, 27 vjeç, (kultivues)
  • Ligor Fejzaj, 56 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë tip "Shotgun", pa leje (në rolin e rojes).

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

  • N.I, 36 vjeç,(organizator)
  • E.Ç, 26 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (bashkëpunëtor në kultivim).\

Në lidhje me këtë rast u bë ndalimi edhe i shtetasit Enver Pashollari, 59 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Velçan, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos raportuar veprimtarinë kriminale të shtetasve të mësipërm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë