Treg

Goditet EasyJet, hakerët vjedhin të dhënat e 9 milionë pasagjerëve

EasyJet Plc. tha se adresat e postës elektronike dhe të dhënat e udhëtimit për rreth 9 milionë klientë ishin mbërritur nga hakerët në një sulm kibernetik "shumë të sofistikuar" duke kryer një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave për të goditur industrinë e linjave ajrore.

Gjithashtu sipas deklaratës së kompanisë ajrore të bërë publike të martën në drekë, hakerët kishin arritur të mbërrinin edhe në detajet e kartave së kreditit të 2228 klientëve të saj. Kompania tha se është mbyllur qasja e paautorizuar dhe do të kontaktojë klientët gjatë ditëve të ardhshme.

Kompanitë ajrore kanë qenë subjekt i disa shkeljeve të të dhënave me profil të lartë vitet e fundit, informacionet e qindra mijëra klientëve të British Airëays dhe Delta Air Lines Inc. janë hakuar që nga viti 2018. Në 2018, Cathay Pacific Airëays Ltd., Hong Kong, zbuloi se hakerat kishin hyrë në informacionet personale të 9.4 milion konsumatorëve, duke e bërë atë shkeljen më të madhe të të dhënave ajrore në botë në atë kohë.

EasyJet që tashmë është duke luftuar me pandeminë koronavirus që e detyron atë të bllokojë fluturimet, ngjarja  e fundit shkaktoi një revoltë nga themeluesi i saj dhe aksionari më i madh. Ashtu si kompanitë e tjera ajrore, transportuesi po harton plane për të rifilluar aktivitetin.

Sulmet kibernetike ndaj bizneseve dhe punonjësve të tyre janë rritur këtë vit pasi hakerat përfitojnë nga situata e krijuar prej pandemisë së koronavirusit.

Një fluks i punonjësve që punojnë nga shtëpia ka krijuar vulnerabilitete të reja të rrjetit për shumë kompani duke rënë pre e abuzuesve të cilët në prezantim pretendojnë të jenë nga agjensitë e besuara shëndetësore dhe përfundojnë duke marrë informacion./Bloomberg/Shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë